Milani po humb terren, Sassuolo e mposht në “San Siro” (VIDEO)

Milani është mposhtur në “San Siro” nga Sassuolo me rezultatin e pastër 1-3, në kuadër të javës së 14 të Serie A.

“Kuqezinjtë” e nisin mirë ndeshjen duke zhbllokuar avantazh në minutën e 21 me kapitenin, Ramognoli, por vetëm 3 minuta më vonë miqtë barazojnë me Scamacca.

Në minutën e 33, Simon Kjaer devijon gabimisht topin në portën e tij duke kaluar Sassuolon në avanthazh.

1-2 do të ishte rezultati përfundimtar i  45 minutave të para, ndëesa e dyta nis menjëherë më ndryshime për Milanin, pasi Pioli fut në lojë, Kessie dhe Messias.

Edhe pse rastet nuk do të mungonin, janë sërish miqtë që shënojnë me Berardin në minutën e 66, duke i dhënë një goditje vendasve dhe një siguri të tijve.

Gjithçka do u bëntë akoma edhe më e vështirë për ekipin e Piolit pasi Ramognoli do të ndëshkohej me karton të kuq dhe do të lintë skuadrën me 10 lojtarë.

Sassuolo do ta kishte më të lehtë për mbrojtur avantazhin e dyfishtë dhe ia del me sukses duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në Milano, ndërsa “kuqezinjtë” tanimë janë vetëm një pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Interi. /albeu.com

 


Shtuar 28.11.2021 16:54