OBSH: Europa mund përballet me 700 mijë vdekje të tjera nga Covid-19 deri në mars

Europa dhe pjesë të Azisë mund të arrijnë në 2.2 milionë vdekje nga Covid deri në mars të vitit të ardhshëm, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH thotë se 700,000 njerëz të tjerë mund të vdesin nga sëmundja deri në mars 2022, bazuar në tendencat aktuale.

Kanë kaluar 623 ditë që kur trupi shëndetësor e shpalli Covid-in një pandemi në Mars 2020 dhe rajoni ka regjistruar tashmë 1.5 milionë vdekje.

Covid aktualisht është shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë, thotë OBSH, ndërsa paralajmëron se 49 vende në rajon do të arrijnë “stres të lartë ose ekstrem” në njësitë e kujdesit intensiv deri në mars./albeu.com


Shtuar 24.11.2021 09:31