Arthur pranë “divorcit” me Juventus, pritet largimi në rast të një oferte

Sipas “GazzettadelloSport”, mesfushori i Juventus-it Arthur duket gjithnjë e më larg ekipit bardhezi.

Juventus është gati të largojë mesfushorin 25-vjeçar në rast se ndonjë ofertë do të vijë drejt tij. Braziliani nuk duket se bënë më pjesë në planet e Allegrit dhe pritet të largohet që në janar në drejtim të një tjetër klubi.

Braziliani këtë sezon ka luajtur vetëm 6 ndeshje në total dhe nuk ka shënuar apo asistuar ende./h.ll/albeu.com


Shtuar 23.11.2021 18:11