Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i është përgjigjur indirekt kryeministrit Edi Rama, i cili për kritikët e paketës fiskale për bujqësinë tha se janë të keqinformuar.
Reagimi i Braçes ka ardhur përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se as është i keqinformuar dhe as nuk keqinformon kur kritikon politikat qeveritare mbi bujqësinë.
Braçe sjell edhe një shembull konkret për të shpjeguar ndikimin e kësaj pakete në bujqësi.
Sipas Braçes, me paketën fiskale, blerësi kur blen te bujku humbet para, dhe pikërisht për këtë, sipas tij, duhet gjetur një zgjidhje.
“UNE NUK KEQINFORMOHEM!
UNE NUK KEQINFORMOJ,
AS ME QELLIM POLITIK,
AS ME QELLIM EKONOMIK APO PERFITIMI PERSONAL!
PER BUJQIT, PRODHIMIN, GRUMBULLIMIN, PERPUNIMIN-BRENDA VENDIT, EKSPORTIN, them.
Ndaj po marr persiper ta spjegoj;
▪️Qe bujku te prodhoj, duhet qe ta shese, te siguroj te ardhura per te prodhuar perseri dhe me shume e per te jetuar;
▪️Qe bujku te shese duhet qe BLERESI, grumbullues apo perpunues, supermarket, te kete interes, pra te fitoj edhe ai ose minimumi te mos humbase para; NESE HUMB PARA, PSE TE BLEJ?!
#SKEMA 6% NE BLERJE DHE 20% NE SHITJE FUNKSIONON KESHTU:
▪️BUJKU ka prodhuar e do te shese 1 kg DOMATE, CMIMI 500 LEKE (te vjetra);
▪️BLERESI qe eshte GRUMBULLUES ose PERPUNUES, ble 1 kg domate me cmim 500 leke;
▪️BLERESI ka detyrim ligjor te autofaturoje blerjen me 6% tek bujku:
471.5 (vlere e tatueshme)+28.5 (Tvsh 6%)=500 leke.
▪️BLERESI do dal te SHESE, pasi shton vleren e 1 kg domate nga 500 ne 650 leke.
BLERESI tani si SHITES, shet me 20% TVSH, pra i paguan qeverise/tatimeve, 20% te vleres ne shitje:
20% e 650 lekeve=108.3 leke TVSH.
Pra:
BLERESI NGA BUJKU (grumbullues, shites, perpunues, shites), krediton te bujku kur ble prej tij 6%=28.5 leke;
BLERESI SI SHITES (grumbullues, perpunues), paguan tek Qeveria 20%=108.3 leke.
LLOGARIA SHUME E QARTE:
108.3-28.5=79.8 LEKE!
BLERESI NGA BUJKU, KUR I BLE PRODHIMIN BJJKUT,
HUUUUUUMBEEEEEET 79.8 LEKE PER NJE KILOGRAM DOMATE!
Me SKEMEN E RE 0 NE BLERJE E 20% NE SHITJE, BLERESI NGA BUJKU,
HUUUUUUUUMBEEEEEET 108.3 LEKE!
Tani pyetje kam:
PERSE DUHET TE BLEJ UNE NGA BUJKU KUR HUMBAS PARA? PERSE?
NESE UNE NUK BLEJ SEPSE HUMBAS PARA DERI NE 16% TE 500 LEKESHIT TE NJE KG DOMATE, PERSE DUHET TE PRODHOJ BUJKU? CILI IDIOT APO BAMIRES DO JA BLEJ PRODHIMIN?
Askush!
Kaq e thjeshte eshte.
Te gjithe kemi shqetesimin e prodhuesit, une, ministrja, kryeministri;
POR SHQETESIMI NUK ZGJIDHET DUKE THELLUAR DEMIN, PRA DUKE THELLUAR HUMBJEN E BLERESIT, SHKATERRUAR INTERESIN E TIJ PER TE BLERE NGA BUJKU, PER PASOJE PRODHIMIN E PASHITUR NGA BUJKU!
Ato qe kerkohen nuk jane para me shume;
Kerkohet BARAZIMI I TVSH ne blerje e ne shitje si kudo ne kete vend, kudo jashte ketij vend; SIC TEK PESHKIMI XHANEM!”, shkruan Braçe./albeu.com/