Filipçe: Qytetarët kanë të drejtë të bëjnë PCR test dhe do ta paguajnë ose të vaksinohen falas

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se masat që i propozon KSI janë qëndrueshme, ndërsa qëllimi është që të rruhet gjendja stabile epidemiologjike dhe të rritet interesi për vaksinim.

“Për momentin, në njëfarë mënyre jemi një ishull i izoluar, sepse kudo në rajon ka një “shpërthim” të madh të rasteve të reja. Mijëra të sapodiagnostikuar, qindra raste që kanë nevojë për shtrimin në spital, qindra vdekje. Ne nuk i kemi shpikur këto masa, por janë një sekuencë logjike e të gjitha masave parandaluese”, tha Filipçe.

Ai tha se masat e propozuara po zbatohen gjithkund në Evropë.

“Masa të ngjashme ka në Gjermani, Austri, Kroaci, Greqi ku po mendohet mbyllja totale në hapësira të mbyllura, pa dallim nëse është vend pune ose jo për personat e pavaksinuar. Nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, por edhe të kapaciteteve shëndetësore”, tha Filipçe.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për vaksinim të detyruar, por qytetarëve u jepet mundësia e zgjedhjes ose PCR negativ që do ta paguajnë vet ose të vaksinohen falas.

“Nuk bëhet fjalë për ndonjë vaksinim të detyruar siç mundohen ta tregojnë. Qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin të vaksinohen pa pagesë ose të paraqesin prova ose test negativ, të cilin do ta paguajnë vetë”, tha Filipçe.


Shtuar 20.11.2021 14:03