Kanë dalë pamjet e aksidenit të sotëm në Bulqizë ku u përfshi makina e policisë rrugore me një Benz.
Sipas policisë drejtuesi i makinës së policisë rrugore, Selami Lusha ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në sensin e kundërt duke goditur mjetin tip Mercedes të drejtuar nga Zenel Murra.
Të dy të lënduarit u transportuan fillimisht në spitalin Rajonal të Peshkopisë për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se punonjësi i policisë është në gjendje shumë të rëndë dhe se është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë më të specializuar.
Më poshtë keni pamjet e aksidenit të rëndë: /albeu.com/