A do bëjë transferime në janar Barcelona? Përgjigjet drejtori sportiv

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, ka bërë të ditur se blaugranët nuk do të jenë në gjendje të nënshkruajnë me lojtarë të rinj, nëse nuk do të ketë largime nga skuadra aktuale.

Barcelona për momentin është duke kaluar nëpër momente jo shumë të mira, edhe për shkak të shumë dëmtimeve të lojtarëve në fillimin e sezonit, teksa është e interesuar me patjetër të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

“Tash për momentin  nuk ka asnjë mundësi për nënshkrim në merkaton e dimrit. Por ne jemi duke punuar në këtë drejtim”, ka thënë Alemany.

Alemany shtoi se Barça “do të shohë se çfarë mund të bëhet” pasi katalanasit kërkojnë të përforcojnë skuadrën e tyre pas emërimit të Xavit.


Shtuar 17.11.2021 21:54