Aktori i njohur turk me origjinë shqiptare, Kivanc Tatlitug, po bëhet baba për herë të parë. Sipas mediave turke, bashkëshortja e tij, Basak Dizer është shtatzënë në muajin e tretë.
Disa javë më parë, kjo e fundit mohoi pretendimin që ishte shtazënë përmes një postimi në Instagram, ku një mikesha e saj e kishte uruar. Mirëpo, duket se e vërteta qenka ndryshe dhe çifti do të bëhen prindër.
Kujtojmë që Kivanç Tatlitug dhe Basak Dizer u martuan në vitin 2016. Që nga ai moment, ata ndajnë një jetë të lumtur së bashku.