Ndodh në Tiranë! 38 vjeçarja rreh barbarisht fëmijën e saj të mitur

Një grua në Tiranë ka përfunduar në polici pasi ka dhunuar në mënyrë barbare fëmijën e saj të mitur.

“A.Z, 38 vjeçe, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në banesë, ka keqtrajtuar fëmijën e saj të mitur”, thekson policia, ndërsa nëna e dhunshme është proceduar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme proceduriale. /albeu.com/


Shtuar 13.11.2021 15:28