Futbollisti Shqiptar, Myrto Uzuni, po kalon një formë shumë të mirë me skuadrën e Ferencvaros. Gjatë ndeshjes së sotme që Ferencvaros luante kundër Kisvarda, Unzuni ka arritur të shënojë dy gola duke i dhënë në këtë mënyrë skuadrës së tij edhe kreun e klasifikimit.
Këtë sfidë Ferencvarosh arriti ta fitonte me rezultatin e thellë 4-0 dhe golat nga beratasi erdhën në minutën e 70 dhe 90.
Me këto dy gola lojtari i përfaqësueses shqiptare arrin ën kuotën e 5 golave të shënuar në vetëm 11 ndeshje të luajtura në këtë sezon. Kujtojmë se Uzuni ka arritur të shënojë gol në katër ndeshje rresht. /albeu.com