Inter tashmë ka rinovuar kontratën me dy lojtarë të rëndësishëm.
Lautaro Martinez dhe Barella janë dy lojtarët të cilët kanë rinovuar zyrtarisht me klubin zikaltër. Mbetet shqetësim rinovimi i kroatit Brozoviç. Mesfushorit 28-vjeçar i skadon kontrata në qershor të vitit 2022 dhe deri më tani palët nuk janë ulur për të rinovuar.
Brozoviç është një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit italian dhe drejtuesit nuk dëshirojnë që ai të largohet pas mbarimit të kontratës. Sipas “CorrieredellaSera”, kroati kërkon 6 milion euro në sezon ndërsa Inter i ofron 5 milion euro.
Distanca mes tyre mbetet me 1 milion euro dhe për këtë gjë drejtori sportiv Beppe Marotta është optimist që do të gjejnë gjuhën e përbashkët.
Kujtojmë se për kroatin janë të interesuara ekipe si PSG, Tottenham dhe së fundmi Bayern Munich./h.ll/albeu.com