Milan-Inter, derbi që vlen 1 miliard euro

Derbi i Milanos numër 229 i historisë cilësohet nga “CorrieredelloSport” si “ Derbi i miliardshit” për shkak të vlerave të skuadrave.

Sipas “Transfermarkt”, ekipi i Inter-it vlen 525 milion euro, ndërsa ajo e Milan-it 476 milion euro. Ajo që bie në sy është se Milani ka parë që ti rritet vlera e skuadrës në një sezon të vetëm me 42%.

Kjo ka ndodhur edhe pse nga Milano është larguar Donnaruma me Calhanoglu,por gjithçka është kompesuar nga rritja e lojtarëve si Tonali apo Leao. Ndërkohë, edhe pse në skuadër ka lojtarë tepër të mëdhenj në moshë si Giroud, Ibrahimoviç dhe Kjaer, mosha mesatare e Milan-it është 25.3.

Zikaltërit kanë një moshë mesatare relativisht të lartë me 28,4. Kjo moshë për zikaltërit pritet të ulet në merkaton verore me largimet dhe afrimet që do të bëhen./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.11.2021 15:51

Tags: , ,