Mes dramës, Leipzig dhe PSG ndajnë pikët (VIDEO)

Leipzig dhe Paris Saint-Germain kanë barazuar  2-2 në ndeshjen  e Grupit A.

Christopher Nkunku shënoi i pari në minutën e tetë i asistuar nga Andre Silva.Ishte vetë Silva i cili humbi penalltinë në minutën e 12-të. Kjo u kushtoi vendësve të cilët barazuan shifrat në minutën e 21-të.I njëjti futbollist e realizoi edhe golin e dytë personal në ndeshje në minutën e 39-të.

Leipzigu luajti deri në fund dhe fitoi penallti, të cilën në minutën e 92-të e konkretizoi në gol hungarezi Dominik Szoboszlai.

PSG-ja mbetet në vendin e dytë në grup me 8 pikë, kurse Leipzigu është i fundit me një pikë. /albeu.com/


Shtuar 3.11.2021 23:08