Ulja e temperaturave ka sjellë jo vetëm reshje shiu, por edhe bore në verilindje të vendit.
Qarkut Kukësit në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00, është përfshirë nga reshje bore. Lartësia e borës në pikat dominante si Valbona është 25 cm, në Qafë Luzhë, 20 cm, Qafë Prushi 10 cm Bushtricë (Vasije) 30cm, Kolosjan 10cm e Shishtavec 30 cm. Rrugët nacionale aktualisht janë të kalueshme normalisht. Po ashtu edhe në Bashkitë Kukës, Tropojë e Has aktualisht nuk kanë probleme.