Situata aspak e mirë te Juventusi, Cuadrado: Momenti të mbesim të bashkuar deri në fund

Juan Cuadrado ka reaguar pas barazimit me rivalin e qytetit Torinon.

Juventusi u nda baras në “Derby della Mole” ku ishte në disavantazh por goli i Cristiano Ronaldos i shpëtoi “Bianconerët” nga disfata.

Pas ndeshjes, Juan Cuadrado zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram, për të dhënë një mesazh mbështetës për skuadrën.

“Nuk ishte rezultati që donim, është momenti që të zgjohemi dhe të mbesim të bashkuar deri në fund”, përfundoi Juan Cuadrado.

Juventusi qëndron në vendin e katërt me 56 pikë, aq sa Napoli dhe tani caku kryesor për Juven është një vend në Ligën e Kampionëve.


Shtuar 4.04.2021 11:34