Rama takim me përfaqësuesit e biznesit në Fier: Jemi në “luftë” dhe duhet të fitojmë “betejat”

Kryeminisrti Edi Rama ditën e sotme ka takuar nga afër përfaqësuesit e biznesit në qytetin e Fierit. Në fjalën e tij, kryeministri është shprehur se mandati i qytë i qeverisjes së Partisë Socialiste është më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Ndër të tjera Rama tha se nuk jemi në një kohë normale por jemi në një luftë, dhe në këtë luftë duhet të fitojmë betejat.

‘Organizatorët u detyruan që të largojnë disa prej jush, jemi në një kohë ku duhet të bëjmë kujdes maksimal për shëndetin. Flitet sikur është një kohë normale. Ku secili do të marrë lugën me detin që do të bëhet kos. Mandati jonë i dytë një mandat i jashtëzakonshëm, më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit, dhe do jetë edhe për shumë dekada të tjera. Në një mandat qeverisësh të kesh një tërmet që na ndodhi dhe një pandemi je në kushte kur je në luftë dhe duhet të mobilizosh të gjitha forcat për tu përballur. Do të fshijmë nga faqja e dheut të gjitha gjurmët e tërmetit. Duhet të dalim sa më shpejt nga tuneli i pandemisë, dhe duhet të kujdesemi me distancim. Me lehtësimin e sezonit turistik të gjithë sipërmarrësit të fillojnë të marrin frymë më thellë në këtë periudhë të vështirë. Biznesi i vogël sot e ka taksën 0 angazhimi ynë është shumë i qartë 0 do të mbetet deri në vitin 2029.

Nëse në këtë dekadë i japim të gjithë lirinë që të veprojë do të kemi një hapësirë të punësimit dhe vetpunësimit. Jo vetëm taksa dhe TVSH do të mbeten 0, por procesi me fiskalizimin po ecën shumë shpejt dhe nuk do të keni më asnjë lloj kontakti fizik me shtetin.’- tha Rama.

Shtuar 4.04.2021 11:04

Tags: , ,