Milan hedh sytë nga “Pato” i ri

Milani po studion tregun e transferimeve të sulmuesëve për muajin janar.

Sipas asaj që raporton “TuttoSport”, “kuqezijntë” kanë vënë syrin  Yuri Alberto, një sulmues i lindur në vitin 2001.

 

Sulmuesi 20-vjeçar u transferua nga Santos tek Internacional me parametra zero.

 

Në Brazil flasin për një marrëveshje verbale midis lojtarit dhe “Djajëve të kuq”, por distanca aktuale e shifrave është plotë 10 milion euro.

 

Ekipi brazilian kërkon 20 milion euro për shërbimet e tij, në të kundërt Milanit do t’i duhet të prishë klauzolën e tij që është në shifrat e 80 milion euro pork jo gjë nuk shikohet si mundësi nga klubi italian.

Në sezonin 2021 , Alberto ka zhvilluar në total 49 ndeshje duke shënuar 18 gola dhe asistuar 4./H.LL/albeu.com


Shtuar 29.10.2021 12:17