Shkuan për të arrestuar zyrtarët e korruptuar, momenti kur polici rrëzohet në shkallët e Bashkisë (VIDEO)

Ditën e sotme policia me urdhër të SPAK ka zbarkuar në Bashkinë e Durrësit dhe ka arrestuar në polici zyrtarët e korruptuar që kishin abuzuar me tenderin për autoshkallën.

Ndërsa kanë qenë duke dalë nga ambientet e Bashkisë, një nga efektivët e policisë është rrëzuar në shkallë. Ka qenë kolegu i tij ai që e ka mbajtur që të mos binte në tokë.

Kujtojmë se në pranga kanë përfunduar zyrtarë e Bashkisë Durrës Adriatik Velaj, Muhamet Likazhiu dhe Artan Taho të cilët akuzohen për shpërdorim detyre cilësinë e  anëtarit të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit limit, pranë Bashkisë Durrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Janë arrestuar edhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Kastriot Beqaraj, Gjergj Markola, Indrit Matmuja të akuzuar për ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu në pranga ka rënë Albion Bushi, Elona Rami, Lulzime Rami dhe Riza Sulaj, administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k., kanë konsumuar veprën penale të  “Falsifikimit të dokumenteve”  duke dorëzuar dokumente të falsifikuara në kuadër të kësaj procedure prokurimi për të fituar tenderin për blerjen e një zjarrfikëse që është jahstë funksionit.

Nën hetim nga SPAK janë edhe shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse./albeu.com

 

 


Shtuar 29.10.2021 12:09