Skuadra e Borussia Dortmundit i ka vendosur çmim të çmendur sulmuesit norvegjez, Erling Haaland.
Gjermanët tentojnë që ta mbajnë atë edhe për një sezon, duke ia vendosur çmimin 150 milionë euro.
Por, nëse Dortmundi nuk kualifikohet në Ligën e Kampioneve, puna e tyre do të vështirësohet, pasi Haaland kërkon të luajë në nivele të larta.
Aktualisht agjenti i lojtarit, Raiola ka biseduar me pesë skuadra ku po shqyrton ofertën më të mirë për të.