Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Vllaznisë

Futbolli shqiptarë në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-lojtari i Vllaznisë Nikoll Gjergji.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Vllaznisë nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku i shpreh ngushëllime familjes së ish-legjendës Shkodrane.

Kjo është një humbje e madhe për klubin shkodran por edhe për gjithë futbollin shqiptar.

Postimi i plotë i Vllaznisë:

“NGUSHËLLIM

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare një nga emrat e shquar të Klubit të Futbollit Vllaznia ne vitet ’60, Nikoll Gjergji.

Klubi i Futbollit Vllaznia i shpreh ngushëllimet e tij familjes Gjergji për humbjen e njeriut të tyre të dashur por njëkohësisht kjo është një humbje e madhe edhe për klubin tonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”

 


Shtuar 28.10.2021 11:12