Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me një atentat që sipas saj kanë dashur t’i bëjnë presidentit Vuçiç.
Sipas Brnabiç, presidentin kanë dashur ta vrasin kohë më parë në një sulm të mirëorganizuar.
Ajo shtoi se vrasja e Vuçiçit ishte planifikuar në zbulimin e Monumentit të Stefan Nemanjës në Beograd, më 27 janar të këtij viti, por nuk dha detaje.
“I gjithë rrëfimi ka qenë i tillë! Mendoj se kanë dashur ta vrasin para, gjatë dhe pas hapjes së monumentit të Stefan Nemanjës, por sot më duket se u prish ai rrëfim. Ne do të vazhdojmë hetimet dhe do të mos ketë aspak njerëz të mbrojtur”, përfundoi Brnabiç./albeu.com/