Real Madrid tregon besnikëri, gati rinovimi me sulmuesin

Tek Real Madrid ka vetëm një emër i cili ka treguar besnikëri dhe ka kontribuar shumë.

Karim Benzema është lojtari i cili i ka qëndruar pranë ekipit kur të gjithë u larguan.

Një sulmues që u zhbllokua pasi Ronaldo u largua nga “Los Blancos”, dhe deri më sot francezi i ka dhënë shumë herë fitoren ekipit me golat e tij.

Për këtë gjë, stafi i klubit spanjoll dëshiron që të zgjasë kontratën e 34-vjeçarit deri në verën e vitit 2023 duke i treguar atij se klubi ende mbështetet tek ai.

Ai bënë pjesë akoma tek planet e Real Madrid-it edhe për sezonin që vjen madje.
Nëse tek spanjollët afrohet sulmuesi i përfolur Mbappe, klubi premton se vendi i titullarit për Benzema-në është i paprekshëm./albeu.com


Shtuar 18.10.2021 11:12