Po nëse Nora Istrefi do ta ftonte në dasmë? Robert Berisha habit me përgjigjen e papritur (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në emisonin “Goca dhe Gra” në Top Channel është diskutuar nga moderatoret një temë mjaft e përfolur: A mund të mbash miqësi me ish-partnerin?

3 prezantueset, përveç Teas, ishin kundër. Kjo e fundit ka shprehur se ka marrëdhënie miqësore me ish të dashurin e saj.

I ftuar ka qenë moderatori dhe këngëtari Robert Berisha I cili ka rrëfyer se me Norën përveç se prindër të vogëlushes Renee ata janë edhe miq të mirë. Veç kësaj duke treguar për marrëdhënien e ngushtë që kanë, Roberti ka treguar se gjithashtu secili mund të vazhdojë jetën e tij, por ata që bëhen pjesë duhet të respektojnë marrëdhënien mes tyre.

“Unë uroj që Nora dhe Renee të jenë të lumtura, dua vetëm lumturinë e tyre dhe vetëm për këtë do të këndoja në dasmën e Norës, nëse do të më ftonte”, – shprehu ai.

Kujtojmë se Roberti u përfol se do merrte pjesë në Big Brother VIP.
Në një prononcim për “Reporteri.net“, këngëtari ka pranuar se ka marrë ftesë nga ana e produksionit, por e ka të pamundur pjesëmarrjen.

“E vërteta është se kam marrë ftesë nga ta. Për shkak të emisionit tim nuk mund të marr pjesë tre muaj. Kushtet më janë ofruar të gjitha por nuk kam shanse të jem pjesë e BB VIP”, u shpreh Roberti.


Shtuar 16.10.2021 15:12