Shpërthimi në Berjut: Të shtëna me armë zjarri në protestë, dy të vdekur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në kryeqytetin libanez Berjut kundër gjykatësit që po heton shpërthimin shkatërrues në port, vitin e kaluar. Raportohet për dy të vdekur, ndërsa disa të tjerë janë plagosur pranë Pallatit të Drejtësisë.

Ende nuk është e qartë se kush ka hapur zjarr dhe pse.

Një tension i madh ka rrethuar hetimin për shpërthimin e portit, me Hezbollahun që akuzon gjyqtarin për përzgjedhjen e padrejtë të ish -ministrave aleatë të qeverisë./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 12:47