“Hungarinë e njoh mirë”, Uzuni: Jam në kulmin e karrierës

Në konferecën për shtyp prag ndeshjes me Hungarinë doli sulmuesi Myrto Uzuni i cili e njeh mjaft mirë kundërshtarin pasui aktivizohet në kampionatin hungarez.

Gjatë fjalës s tij talenti berates u shpreh:

TITULLAR: Ndihem në formën time më të mirë, Kombëtarja është diçka tjetër duhet të përqëndrohemi dhe duhet të jemi të gjithë së bashku të arrijmë objektivat, nuk ka rëndësi kush luan.

HUNGARIA: Dua të luaj çdo ndeshje pavarësisht klubit apo kombëtares, Hungarinë e njoh mirë jetoj atje dhe stërvitem me të njëjtët lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë.

SI TRAJTOHET NDESHJA ME SHQIPËRINË NË HUNGARI: Flasim dhe në dhomat e zhveshjes, presin për një ndeshje shumë të bukur, ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë.

MUNGESA E TIFOZËVE: Nuk është avantazh për ne, pasi Hungaria ka marrë rezultate të mira pa tifozë, në fushë janë të tre rezultatet, por nuk është në favorin tonë.

KULMI: Mendoj se tani është kulmi i karrierës time, pasi po jap maksimumin me Kombëtaren dhe Ligën e Europës por varet sa i përqëndruar je.

SJELLJA E KUNDËRSHTARIT: Noramlisht është e njëjta Kombëtare që do të gjejmë aty, kanë të njëjtën strategji si në pasi të dy trajnerët janë tialianë, luajnë si ne. Mendoj që ekipi që do të fitojë do të jetë ai që do jap zemrën në fushë.

BARAZIMI: Nuk hyjmë për barazimin në fushë, duam të japim maksimumin.


Shtuar 6.10.2021 13:32