Rritja e çmimit të energjisë, Zaev: Qytetarët nuk duhet të shqetësohen

Në lidhje me frikën e rritjes së çmimit të emergjisë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev u ka kërkuar qytetarëve të mos shqetësohen pasi çmimi do të jetë i qendrueshëm.

“Çmimi i bursës në periudhën e fundit është nga 170 deri 220 euro për megavat. Ndërsa ne e japim çmimin për amvisëritë për 36 euro për megavat. Kjo është 4-5 herë çmim më i lirë. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen sepse çmimi është caktuar nga Qeveria, prej 36 eurove. Diferencën drejt EMV-së e paguajmë ne, ndërsa TVSH e kemi ulur nga 18 në 5 për qind. Janë marrë gjitha masat për çmime stabile drejt amvisërive. “Këto ditë do të publikohen procedurat e tenderimit. Presim të furnizohemi me sasi shtesë të qymyrit që do të jenë të mjaftueshme për të nisur me punë blloku i tretë i TEC-Manastir dhe të vazhdon me punë Osllomej”, deklaroi Zaev./albeu.com

 

 

 


Shtuar 5.10.2021 13:01