Debat në Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: Manastirliu nuk duhet të ishte këtu, por duke u hetuar

Mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë për vaksinimin është shoqëruar me debate ditën e sotme mes socialistëve dhe demokratëve.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu se ka kryer krime elektorale në vend që të punonte me vaksinimin.

“Ministrja s’duhet të ishte sot aty, duhet të ishte e hetuar. Ka kryer krime. Më vend që të punonte për vaksinimin ministrja shkonte shtëpi më shtëpi dhe kryente krime elektorale. Ja ku e kemi sistemin e patronazhimit. Hynte shtëpi më shtëpi pas orës 10:00. 70 patronazhistë të sistemit të shëndetësisë.  Ministrja s’duhet të ishte këtu sot duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësia kryesore që kemi mijëra vdekje”, tha Vokshi.

Edhe deputetja Oriola Pampuri ka ndarë të njëjtin mendim me Vokshin, duke thënë se jemi mbrapa me vaksinimin.

“Në të gjithë botën po diskutohet doza e tretë e vaksinës. Të gjithë jemi dakord dhe kemi bërë atë këshillimin sepse skepticizmi ka qenë i lartë. Kemi sugjeruar ta bëjnë vaksinën. Por janë një pjesë e popullatës që nuk kanë punë në Shqipëri dhe punojnë për punë zonale, ajo vaksinë që ne u sugjeruan sot nuk u hunë në punë sepse nuk janë të certifikuara nga EMA. Ajo që na ka dëmtuar më shumë është koha. Për shkak të asaj kohe kemi humbur shumë njerëz. Kur ne sugjeronim që të bëheshin kontratat për vaksinat ju nuk dëgjonit. Kjo nuk është krenaria juaj. Jeni shumë me vonesë. Për sa i përket dozës së tretë, mjekët ishin të parët që bënë vaksinën. Ndoshta ka ardhur koha të bëhet doza e tretë. Ndërkohë që ne flasim akoma për të parën dhe të dytën. A janë marrë masat? Kur mendonim se ia kishim hedhur vjet atëherë i humbën ata mjekë”, tha Pampuri.

Akuzave në sallë u është përgjigjur deputeti socialist Ilirian Pendavinji tha se qeveria ka bërë gjithçka në menaxhimin e pandemisë dhe se fajtor është vetë PD-ja për një fushatë elektorale që ka shtuar numrin e infektimeve.

 

“Jam kundër jush. Ne kemi bërë gjithçka kemi mundur Ju na bëni moral për pjesën e menaxhimit të pandemisë. Patjetër që ka vdekje, por si pasojë  pandemisë jo keqmenaxhimit. Ju na bëni moral ku e gjithë fushata juaj elektorale ishte një bombë infektimi. Keni shërbyer për rritjen e infektimeve masive. Ju paragjykoj edhe në të gjitha ato që thoni për menaxhimin. Mendoj se është menaxhuar shumë mirë”, tha ai./albeu.com


Shtuar 5.10.2021 12:32