Kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar fushatën e tij politike, sulmit të opozitës. Ndërkohë që Basha po zhvillon një fushatë bazuar në premtime elektorale, kryeministri Rama ka nisur me akuza e deri në ofendime të rënda.
Ditën e sotme gjatë një takimi në Kavajë, Rama ka sulmuar opozitën, duke u shprehur se pas zgjedhjeve të 25 prillit, kundërshtarët e tij do të marrin “Noc Rrokun”.
“Këta nuk do marrin pushtetin, do marrin Noc Rrokun. Do e marrin nga shqiptarët, nga veriu në jug. Kush i bvën për budallenj, e paguan shumë të kripur faturën. Flasin për program. Ai nuk është program, është menu që kush ta hajë, ta hajë,”-tha Rama.
Sipas Edmond Tupes, në një analizë të publikuar pak kohë më parë, me togfjalëshin “Noc Rroku” kryeministri Edi Rama i referohet organit gjenital mashkullor.