Lojtar i fortë apo me fat? Parashikoi saktë humbjen e Gjermanisë dhe Shqipërinë (FOTO LAJM)

Patriotizmi ndonjëherë kthehet edhe në arkëtim parash, ndërsa rasti i Maqedonisë së Veriut kundër Gjermanisë ishte mundësia më e mirë e mundshme. Fitorja e marrë në shifrat 1-2 kundër “pancerave” kuotohej me koeficent 30.00, që e ngre shumë pjesën e fitimit.

Por një tifoz i Maqedonisë së Veriut mund të quhet vërtet i çmendur pasi parashikoi saktësisht fitoren e Kombëtares së tij në Duisburg, duke e shfrenuar fantazinë së tepërmi.

 

Sikur të mos ndalej me kaq, është gjetur gjithashtu barazimi i pjesës së parë në përballjen mes San Marinos dhe Shqipërisë, por edhe fitorja e Danimarkës ndaj Austrisë. Një dorë e mirë parash që vjen nga patriotizmi, këto ishin parashikimet që kanë bërë më shumë bujë në rrjetet sociale.


Shtuar 1.04.2021 17:11