Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, u dënua me një vjet burgim për financim të paligjshëm të fushatës së tij për rizgjedhje në vitin 2012.
Gjykata në Paris e shpalli atë fajtor për shpenzimin e dhjetëra miliona eurove më shumë seç ishte e paraparë me ligj.
Megjithatë, ai nuk do të burgoset, por do ta shërbejë dënimin në shtëpi, me një byzylyk elektronik, tha gjykata.
Sarkozy, 66 vjeç, e mohon çdo keqbërje dhe pritet ta apelojë këtë vendim.
Ky është dënimi i tij i dytë me burgim.
Në muajin mars, Sarkozy u dënua për korrupsion, por mbetet i lirë derisa vazhdon të zhvillohet procedura e apelit.
Ai u bë presidenti i dytë në historinë moderne të Francës, pas Jacques Chiracut, që u akuzua për korrupsion.
Chirac vdiq në vitin 2019./REL