Ilir Meta takon “ortaken” e Berishës

Aktivistja e PD-së Evi Kokalari ka takuar ditën e sotme presidentin Ilir Meta.

Kokalari e cila përgjatë këtyre ditëve është shfaqur në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në takimet që ky i fundit ka zhvilluar, ditën e sotme ajo ka takuar presidentin Ilir Meta.

Vetë ajo ka ndarë në rrjetet sociale foto me kreun e shtetit. Kokalari shprehet se është e lumtur për këtë takim duke e falënderuar Metën për drekën dhe bisedën e sinqertë.

“Jam e lumtur që më në fund takova presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe bisedën tuaj të sinqertë”, shkruan ajo krah fotos.

Dje ajo hodhi akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, duke deklaruar se ai e përjashtoi ish-kryeministrin duke e shkëmbyer me mbylljen e dosjes së tij të lobimit në SHBA.

Selia blu në një reagim për mediat e cilësoi deklaratën e Kokalarit shpifje, duke i kërkuar që të paraqitet në gjykatë për të provuar akuzën, që sipas PD-së është e rreme./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 13:41