Një predhë e paplasur është gjetur gjatë punimeve në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Lezhë. Mësohet se predha është gjetur gjatë gërmimeve që po bëhen për ndërtimin e një pallati, ku do të sistemohen personat që kanë humbur banesat e tyre pas tërmetit të 21 Nëntorit të 2019-tës.
Vendi ku është gjetur predha është rrethuar nga policia e cila po kryen veprimet dhe pritet ndërhyrja e forcave xheniere për të shpërthyer predhën.
Ndërkohë ende nuk dihet se çfarë periudhe mund ti përkasë kjo predhë.