A e keni ditur se Florian Marku ka prejardhje nga Kosova?

Florian Marku, i njohur edhe si “Albanian King” është një nga sportistët më të dalluar shqiptar, pasi falë sukseseve të tij ka ngjallur interesim në çdo vend ku flitet shqip dhe jo vetëm.

Ai është një nga sportistët edhe më të përfolur ditëve të fundit, pasi nesër (e shtunë) do të zhvillojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e deritanishme si boksier.

Në “Tottenham Hotspur Stadium”, 28-vjeçari do të përballet me boksiern ukrainas, Maxim Prodan, për titullin ndërkombëtar IBF në peshën e mesme.

Por, a e keni ditur se Florian Marku ka prejardhje nga Kosova? Kjo është thënë vazhdimisht nga Marku në intervista, teksa vet ai është i lindur në Lushnje.

“Nisur nga historia e familjes sime, di që gjyshi im është nga Kosova, por gjatë regjimit komunist ka qenë i internuar në Lushnjë, së bashku me shumë kosovarë të tjerë. Këtu ka jetuar edhe babai im. Prandaj unë kam lindur në qytetin e Lushnjës” – kishte thënë Marku për mediat shqiptare në maj të vitit 2018.

Ndryshe, Florian Marku si bokseri deri më tani ka regjistruar tetë fitore, gjashtë prej tyre me “nok-aut” dhe një barazim.

Para se të niste karrierën si boksier, Marku kishte provuar veten edhe në kik-boks dhe në artet marciale të përziera./Zeri/


Shtuar 25.09.2021 10:19