Franca: SHBA dhe Australia kanë gënjyer për paktin e sigurisë

Ministri i Jashtëm i Francës ka akuzuar Australinë dhe SHBA-të se kanë gënjyer për paktin e ri të sigurisë që bëri Parisin të tërhiqte ambasadorët e saj, raporton albeu.com.

Në një intervistë për televizionin France 2, Jean-Yves Le Drian akuzoi gjithashtu vendet për “shkelje e madhe e besimit dhe përbuzje”.

Pakti, i njohur si Aukus, do t’i japë Australisë teknologjinë për të ndërtuar nëndetëse me energji bërthamore.

Ky veprim pengoi një marrëveshje shumë miliardë dollarëshe që Franca kishte nënshkruar me Australinë.

Marrëveshja, e cila gjithashtu përfshin Mbretërinë e Bashkuar, shihet gjerësisht si një përpjekje për të kundërshtuar ndikimin e Kinës në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

Franca u informua vetëm disa orë para se të bëhej njoftimi publik në fillim të kësaj jave.

Duke folur të shtunën, Le Drian tha se një “krizë serioze” ishte në progres midis aleatëve./albeu.com


Shtuar 19.09.2021 08:06