Ambasadorja Yuri Kim ka vizituar sot anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Lajmin e ka dhënë vetëm ajo përme një postimi në Twitter, ku shkruan se ka shkuar për t’i nderuar gjykatësit para nisjes së seancës.
Kim gjithathtu u ka kërkuar gjykatësve të japin gjykime me integritet dhe pavarësi.
“Teksa Gjykata Kushtetuese kthehet në seancë, unë shkova për të nderuar gjykatësit. Kritike për Kushtetuesen që të vazhdojë të japë gjykime me integritet dhe pavarësi, në përputhje me betimin e tyre në detyrë.
Ne jemi duke punuar me institucionet përkatëse kështu që Gjykata Kushtetuese do të ketë anëtarësim të plotë.”, shkruan Kim./albeu.com