Administrata publike vijon të “fryhet” me punësime të reja vit pas viti.
Ky dit do i shtojë administratës shtetërore edhe 12 mijë punonjës të tjerë.
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave raportojnë se sektori publik në vend arriti në 185 mijë punonjës në fund të Qershorit 2021, me një rritje prej 12 mijë të punësuarish ose 7% në krahasim me Qershorin e vitit 2020.
Në vitin 2013, kur Edi Rama erdhi në pushtet, numri i të punësuarve ishte 164 mijë.
Sipas të dhënave zyrtare çdo i punësuar i ri kushton shtetit 580 mijë lekë në muaj. Dhe po sipas INSAT numri i të punësuarve në pushtetin lokal pas reformës territoriale u rrit me 8100 punonjës./albeu.com