Rama nderon Merkel me “Yllin e Mirënjohjes” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama pas takimit me kancelaren Angela Merkel dhe lierët e Ballakanit Perëndimor, e ka nderuar atë me “Yllin e Mirënjohjes”.

Rama ka ndarë videon në Facebook dhe shkruan: “Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike”.

Gjatë videos dëgjohet Merkel që e falenderon dhe shprehet se kjo dhuratë është një nder për të.

“Ju falenderoj shumë. Jam e vetëdijshme se është një nder i madh për mua dhe ishte gjë e mirë për mua të punoja me ju”, tha Merkel, e cila rreth orës 15:00 do të dalë në konferencë për shtyp me Ramën./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 13:07