Qeveria e re, Meta kërkesë Prokurorisë: Të verifikohet çdo kandidat i propozuar nga Rama (FOTO LAJM)

Në prag të ndërtimit të qeverisë së re, presidenti i vendit, Ilir Meta ka kërkuar nga Prokuroria që të verifikojë çdo kandidat të propozuar nga Rama për qeverinë e re.

Meta ka kërkuar informacion të plotë nga Prokuroria mbi pastërtinë e figurës së tyre dhe nëse kanë vepra penale apo jo.

Mesa duket, pas dekretimit të Ramës si kryeministër, duket se Meta do kalojë në filtër të gjithë kandidatët për ministra./albeu.com


Shtuar 12.09.2021 21:48