Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga sulmet me dronë ukrainas në rajonin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën, njoftuan të enjten autoritetet ruse.
Të lidhura
None found
Informacionet e publikuara në Telegram bëjnë të ditur se një burrë vdiq pasi droni goditi automjetin me të cilin po udhëtonte.
Më pas, një tjetër sulm shkaktoi vdekjen e një gruaje dhe plagosjen e tre personave. Belgorodi është goditur shpesh nga sulme të forcave ukrainase.
Reuters raportoi se nuk ka mundur t’i konfirmojë në mënyrë të pavarur deklaratat e autoriteteve ruse.




