Eurovision ka bërë publike ditën e sotme renditjen e këngëve për dy netët gjysmëfinale. Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar.
Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.
Të lidhura
None found
View this post on Instagram
Renditja është caktuar nga transemtuesi NPO/NOS/AVROTROS dhe është aprovuar më pas nga Mbikëqyrësi Ekzekutiv i Eurovision, Martin Österdahl.
Ndërkohë kujtojmë se Anxhela do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.
Para disa javësh ajo publikoi videoklipin zyrtar të këngës, që u prit shumë mirë nga publiku avropian.
View this post on Instagram
