Mbledhja me Bashën, Xhaferraj: Vendimi për përjashtimin e Berishës është më mirë se vendimi për të mos marrë vendim

I vetmi që pranoi të fliste për mediat pas mbledhjes ishte kreu i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj i cili tha se vendimi i Bashës ishte i vështirë, por është marrë duke marrë parasysh të ardhmen e PD.

Xhaferraj shtoi se ky vendim shmangu kostot afatgjata për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.

Sipas Xhaferrajt ky vendim i Bashës, është më i mirë së një vendim për të mos marrë vendim./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 13:11