Princi Ministër i Arabisë Saudite viziton Shqipërinë, kë takoi në Tiranë dhe çfarë u diskutua (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në takim Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite Faisal bin Farhan. Në konferencën për mediat, Rama e ka quajtur këtë vizitë si hapje e rrugëve të dy vendeve për investime dhe rritje të ekonomisë. Rama gjithashtu ka bërë me dije se turistët nga Arabia Saudite në Shqipëri janë rritur.

Kryeministri bëri me dije se së bashku kanë rënë dakord për të mbledhur Komitetin e Përbashkët që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.

Rama nuk qëndroi pa prekur dhe çështjen e njohjes së Kosovës, duke shtuar se Arabia Saudite ka njohur Kosovën, gjë që është shumë me peshë. Ndërkohë që më tej, shtoi se dëshiron të marrë pjesë në nismën e Arabisë Saudite për të mbjell 50 miliard pemë në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë që nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm arab Faisal bin Farhan është shprehur se mbretëria e Arabisë Saudite e vlerëson shumë miqësinë me Shqipërinë dhe se shpreson që kjo vizitë mos të jetë e fundit. Ai gjithashtu tha se janë të gatshëm që të ndihmojnë Shqipërinë dhe të japin mbështetjen e tyre, ndërkohë që shtoi se nisma e gjelbërt në Lindjen e Mesme është shumë e rëndëshme për ta.

Gjatë muajit shkurt 2019, Kryeministri i Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite ku pati një takim me Mbretin Salman bin Abdulaziz Al Saud, takim ky i kurorëzuar me ratifikimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe memorandumeve mirëkuptimi mes dy vendeve, raporton Dosja.al.

Shpresoj se kjo nuk ka për të qënë e fundit.  Kam pasur mundësi që të përcillja të gjitha mesazhet nga princi dhe mbreti. Mbretëria jonë e vlerëson shumë miqësinë me Shqipërinë.

Ne duam shumë që bizneset të bashkëpunojnë me njëra tjetrën.

Ne diskutuam dhe cështje për zhvillime të ndryshme në Lindjen e Mesme, dhe në rajon e në mbarë botën ne këtu kuptojmë se Shqipëria dhe vendi jonë kanë një qasje të njëjtë. Folëm për anëtarësinë së afërmi të Shqipërisë që do të marrë pjesë në këshillin e sigurimit në OKB, për axhendën e Shqipërisë, dhe ne do ju ndihmojmë dhe do ju japim ndihmën e plotë për anëtarësim. Do të japim të gjithë mbështetjen për anëtarësim. Shpresojmë që Shqipëria të jetë një partner kyc për ne në cështjen e mjedisit. Nisma e gjelbër është një iniciativë shumë e rëndësishme për ne.

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur ditën e sotme në Shqipëri Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princi Faisa Bin Farhan. Në një konferencë të përbashkët, Rama u shpreh se ka qënë princi ai i cili ka mbajtur të gjallë bashkëpunimin dhe komunikimin mes dy vendeve dhe gjatë periudhës së Covid. Ndër të tjera, Rama tha se së shpejti do të mbledhin Komitetin e Përbashkët që në fokus ka bashkëpunimin ekonomik të dy vendeve, raporton Dosja.al.

Ka qënë ai që e ka mbajtur gjallë bashkëpunimin dhe komunikimin në kushtet kur për shkak të pandemisë, kontaktet u vështirësuan shumë. Kjo vizitë është një shenjë e drejtëpërdrejte që gatishmeria dhe dëshira e miqve tanë sauditë për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë është e madhe, ndërkohë që bashkë ne ndajme dhe kënaqsinë që numri i vizitorëve nga Arabia Saudite ka qënë i madh. Fale nxitjes që vetë princi i kurorës dhe Arabia i kanë bërë kësaj marrëdhënie. Ne jemi shpresplotë, që kjo vizitë është hapja e një kapitulli vizitash. Sot unë ia ripërsërita, ministrit për të pritur këtu princin e kurorës, kjo lidhet me lëvizjet e princit në kushtet kur vigjilenca ndaj Covid është e lartë, e falenderova për ndihmën e vazhdueshme që Arabia Sauidite i ka dhënë Shqipërisë, sidomos kur kemi pasur më shumë nevojë. Besoj se tanimë jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm, mundësitë e investimeve.

Ramë dakord për të mbldhur sa më parë komitetin e përbashkët, për të adresuar prioritetet në thellim të bashkëpunimit ekonomik. Ndame ide për nismën madhështore të Arabisë Saudite për rritjen e përmasës së gjelbërt të të gjithë Lindjes së Mesme, përmes projektit të mbjelljes së 50 miliard pemëve, ne do të ishim shumë të lumtur të ishim pjesë e kësaj nisme. E fundit dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Kosovën dhe ka qënë një nga mbështetëset e rëndësishme, patjetër që zëri i Arabisë është me shumë peshë dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ministrin./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 12:47