Soreca uron anëtarët e Kuvendit të ri dhe Nikollën: Presim që të bashkëpunoni

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të 140 deputetëve dhe zgjedhjes së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.

Përmes një postimi në Twitter ai ka uruar deputetët dhe Nikollën si dhe ka thënë se, pret që anëtarët e rij të Parlamentit të bashkëpunojnë për të çuar përpara integrimin në BE.

“Urime Anëtarëve të Kuvendit të ri Shqiptar dhe kryetares së re NikollaLindita

Roli i Parlamentit është kyç për pranimin në BE. Ne presim që të gjithë anëtarët e Parlamentit të bashkëpunojnë dhe të çojnë përpara integrimin, një përparësi gjithëpërfshirëse për njerëzit”, shkruan Soreca./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 20:54