COVID-19/ CDC: Të pavaksinuarit janë 11 herë më të rrezikuar nga vdekja, kjo është vaksina më efektive

Në një kohë kur qeveritë në të gjithë botën po bëjnë plane të veçanta për të vaksinuar gjithnjë e më shumë njerëz, duke futur masa të veçanta kufizuese për të pavaksinuarit, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se ata që nuk i kanë marrë të dyja dozat kanë 11 herë më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19 sesa ata që janë vaksinuar.

Njerëzit e pavaksinuar gjithashtu kanë 10 herë më shumë gjasa se ata që janë vaksinuar të sëmuren rëndë dhe të trajtohen për koronavirus, raporton albeu.com.

Një studim tjetër, i publikuar nga CDC, zbuloi se vaksina Moderna ishte më efektive në parandalimin e trajtimit sesa ato të Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson.

Sipas të njëjtit hulumtim, ata që kanë marrë vaksinën Moderna janë 95% të mbrojtur nga shtrimi në spital,  ata që kanë marrë Pfizer me 80% dhe që kanë marrë Johnson & Johnson me 60%

Megjithatë, zyrtarët e rangut të lartë shëndetësor theksojnë, se është më mirë të vaksinohesh menjëherë sesa të presësh për vaksinën më të mirë..

“Vaksinimi funksionon dhe mbron nga efektet anësore të rrezikshme të koronavirusit”,  thotë CDC.

Kujtojmë se, presidenti amerikan Joe Biden, në përpjekje për të frenuar valën e mutacionit indian, imponoi një vaksinim të detyrueshëm ose test javor për kompanitë me më shumë se 100 punonjës./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 21:01