Tragjedia në Tetovë, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka dhënë dorëheqjen, pas djegies së spitalit Covid në Tetovë.

Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai, kolegët e tij paraprakë që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për atë që ndodhi në spitalin e Tetovës.

Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtuar me Covid në spitalin modular të Tetovës, si shkak i rënies së zjarrit në objekt.

Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë./albeu.com


Shtuar 10.09.2021 19:15