Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për ndryshimet e fundit në Partinë Demokratike, ku Lulzim Basha përjashtoi nga PD, Sali Berishën.
Kryeministri Rama pas pjesmarrjes në Kuvend ka folur për gazetarët duke u munduar t’i shmanget përgjigjeve të sakta mbi këtë lëvizje të Bashës por nuk mos mohuar për asnjë sekond një “dorë të hapur bashkëpunimi” mes tyre.
A jeni i kënaqur që Basha vrau babain e tij?
PS e ka marrë një mandat për të udhëhequr dhe PS sot është në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të shohim përpara. Jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve dhe duke dhënë shembullin i pari dhe duke u përmirësuar edhe me ju.
Vendimin e Bashës për të njoftuar gjysmë ore para Berishën e konsideroni moral?
Edi Rama: PS-ja e ka të pamundur të shikojë nga lart poshtë, siç po ndodh midis nesh në këto momente, dhe nuk e kthejmë dot kokën pas. Kush do të bashkohet me ne, është i mirëpritur.
U trishtuat?
Edi Rama: Trishtimet dhe gëzimet janë shumë të brendshme për t’i shpërdoruar për diçka që i përket një tjetër kampi politik. /albeu.com/