Talebanët shpallin qeverinë e re për Afganistanin

Talabanët kanë njoftuar një qeveri të përkohshme në Afganistan, e cila do të udhëhiqet nga një prej themeluesve të tyre dhe një nga militant të kërkuar nga FBI do të jetë ministër i Brendshëm, raporton albeu.com.

Qeveria do të udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, me bashkë-themeluesin e talebanëve Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës, tha një zëdhënës për gazetarët, shkruan BBC.

“Ne e dimë që njerëzit e vendit tonë kanë qenë duke pritur për një qeveri të re”, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Kujtojmë se, talebanët morën nën kontroll pjesën më të madhe të vendit  tre javë më parë.

Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e një qeverie talebane. Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ministr i Mbrojtjes dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si zëvendës.

Sarajuddin Haqqani, ministri i ri në detyrë i Brendshëm, është kreu i grupit militant të njohur si Rrjeti Haqqani./albeu.com


Shtuar 7.09.2021 17:02