Bien rastet e reja në Kosovë, regjistrohen 28 vdekje nga COVID-19 sot

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 28 vdekje nga COVID-19 dhe 489 raste të reja nga testimi i 6130 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë së njëjtës periudhë janë shëruar 859 qytetarë, duke çuar shifrën totale të shëruarve në 124.711.

Aktualisht raste aktive janë 25.290./albeu.com


Shtuar 6.09.2021 15:06