“Bëhet shumë nervoze”, nëna e CR7 mund të mos e shohë debutimin e djalit të saj

Debutimi i Cristiano Ronaldos te Man United pritet më 11 shtator ndaj Newcastle nga shumë tifozë të futbollit, por nëna e CR7 mund të mos jetë prezente.

Dolores bëhet shumë nervoze duke parë lojën e CR7, madje i kishte rënë të fikët në dy raste.

“Ajo nuk lejohet tani të shikojë lojëra të mëdha”, portugezi bëri shaka me Piers Morgan në një intervistë për Daily Mail.

“Unë them: Dëgjo, nuk kam më baba. Nuk dua të humbas as nënën time, kështu që ti nuk do të shikosh çerekfinalet, gjysmëfinalet, apo finalet”.

“Ajo bëhet kaq nervoze, nuk e kuptoj pse. Ajo nuk lejohet tani të shikojë ndeshjet e mija të mëdha”.

“Unë marr miq që të qëndrojnë me të dhe ajo shkon për shëtitje nëpër shtëpi. Ajo u ligështua dy herë në stadium. Ajo është nervoze. Ajo punoi shumë për të dhënë më të mirën për fëmijët e saj dhe veçanërisht për mua, sepse unë jam më i vogli në familja”. /albeu.com/


Shtuar 6.09.2021 15:02