Prej ditësh po përflitet në median rozë se moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako do të jetë një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP”.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto nga pushimet, ku vihet re komenti i Fationit, pjesëmarrësit në “Big Brother 7”.
“Gati për B.B Vip?”, e pyet ai,
Moderatorja ka vendosur që të reagojë në lidhje me këtë lajm dhe me humor i ka shkruar:
“Mjafton një përfaqësues i fisit, dy bëhen tepër o kusho”, duke hedhur poshtë të gjitha zërat dhe lënë të kuptohet se ajo nuk do të jetë pjesë e këtij “reality show”.